KE ‘tërheq’ vëzhguesit, e konfirmon zëdhënësja e OSBE

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

Në një komunikim me “News 24”, pas e-mail-it të dërguar nga Këshilli i Europës ku bëhej i ditur vendimit për anulimin e misionit të vëzhguesve, Andrusz thotë se janë informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme.

Mund të konfirmoj se jemi informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Për më shumë detaje ju duhet të kontaktoni me ta direkt”, shkruan Zëdhënësja e OSBE/ODIHR./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne