“Kemi tre deputetë më tepër se VMRO”, Zaev shpall fitoren

Zoran Zaev ka shpallur fitoren e Lidhjes Social Demokrate dhe koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e dhjeta parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate më tepër, koalicioni “Mundemi” është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, u shpreh ndër të tjera Zaev.

Sipas tij, këto zgjedhje ishin evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore ndërsa falënderoi të gjithë ata që dolën për të votuar.

“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. Koncepti, një shoqëri për të gjithë i mundi përçarjet,” deklaroi Zaev./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne