‘Kemi ulur numrin e kriminalitetit’/ Shqipëria tronditet nga katër vrasje brenda dy orësh pas deklaratës së zv.ministrit

Në një intervistë televizive, zv.ministri i brendshëm, Julian Hodo, do të deklaronte se falë masave të qeverisë dhe izolimit të qytetarëve, numri i kriminalitetit dhe aksidenteve janë ulur.

Pak orë pas kësaj deklarate, që bëri xhiron në rrjetet sociale njësoj si memet e përditshme, vendi i terrorizua nga katër vrasje brenda dy orësh.

Në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë, Preng Simoni dhe Kolë Murrani, rreth 60-vjeçë, u gjetën të pajetë.

Ka qenë djali i njërit prej viktimave ai që ka pikasur trupat në një kodër e më pas ka lajmëruar policinë.

Duhet shtuar fakti se, fshati Lalm i Vjetër është krehur disa herë nga policia për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike.

Pak minuta pas kësaj ngjarjeje të rëndë, një atentat i tipit mafioz i mori jetën dy personave në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur “Tregu i Automjeteve”.

Mësohet se është qëlluar me armë drejt një makine nga persona ende të paidentifikuar, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Pas këtyre dy ngjarjeve, pritet deklarata e rradhës e zv/ministrit të brendshëm…/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne