Rajoni

Këngëtari i famshëm ju vjen në ndihmë fëmijëve romë në këtë festë bajrami

Ndonjëherë kur personazhet e famshëm bëjnë bamirësi, komentohet sikur po e bëjnë thjesht për t’u dukur. Kjo gjë nuk është aspak e drejtë, pasi në fund të fundit ata kontribojnë për njerëz që janë në nevojë. Gjithsesi, njerëzit do të vazhdojnë të flasin, sado gjëra të mira të bëni në jetë. E rëndësishme është që të bëni mirë dhe t’i vini në ndihmë njerëzve që janë në nevojë, njësoj siç ka bërë edhe reperi i njohur nga Kosova Capital T. Një gjest në dukje i vogël ppr që i ka lumturuar pa masë 3 fëmijë, që dalin rrugëve të Prishtinës, për të kërkuar lëmoshë, për bukën e gojës.

Të gjithëve na ka ndodhur teksa udhëtojmë me makinë në semafore të ndeshemi me fëmijë që të lajnë makinën dhe na kërkojnë të holla. Disa ndalen për t’ju dhënë diçka, ndërsa disa të tjerë e kanë me të shpejtë.

Capital T është ndalur, dhe i ka marrë në Prishtinë këta tre fëmijë të vegjël, dhe i ka dërguar në një dyqan veshjesh, ku ju ka blerë rroba të reja.

Më pas të katërt kanë shkuar për të ngrënë drekë së bashku. Capital T e ka theksuar se nuk e ka bërë këtë gjë për arsye promocionale, por thjesht ka dashur të përçojë një mesazh, që të gjithë ta bëjnë të paktën një herë të vetme këtë gjest.

“Para së gjithash, para se të filloni me çfarëdo lloj paragjykimi, dua t’i ndaj disa fjalë me ju. Çdo herë që kaloj në qendër të qytetit, shoh fëmijë që afrohen për të lypur ndihmë në këmbim të pastrimit të xhamave të veturë. Jo gjithmonë, po të gjithëve na ndodh që edhe i injorojmë këta fëmijë, për shkak të nxitimit apo arsyeve të tjera. Dje, në rrugën prej nga studios për në shtëpi, ku do të haja drekë më familjen, këta fëmijë m’u afruan te xhami i veturës si çdo herë tjetër. Në moment, prej dëshirës dhe vullnetit të mirë, vendosja të ndërroja rrugën dhe t’i merrja disa prej tyre për një shëtitje, t’i vishja dhe ushqeja mirë. Në pamundësi për ta bërë një gjë të tillë çdo ditë, të paktën në ditë feste ku të gjithë hamë e festojmë, e meritojnë edhe ata të ndihen njësoj si fëmijët e tjerë që rriten në rrethana më të mira. Vetëm fakti që këta fëmijë u ndjenë mirë më jep kënaqësi dhe motivim mua që kalova disa orë me ta. Ku ka më mirë se të bësh dikë të lumtur, e sidomos fëmijës, të paktën për një ditë të vetme. Kjo video është bërë me shpejtësi, pa qëllime promocionale e keqpërdorimi, vetëm me 1 milion arsye për të motivuar dikë tjetër që të veprojë njësoj si unë. Vendosa ta ndaja me ju duke shpresuar që secili që ka mundësi, të marrë mundimin ta bëjë dikë të ndihet mirë, e sidomos fëmijët në nevojë. Po shpresoj që çdo festë që po vjen, të na gjejë mirë e më mirë të gjithëve, së pari nga ana shëndetësore dhe më pas me të tjerat, e të ndërgjegjësohemi për gjendjen e keqe që përjetojnë fëmijët e të rinjtë e vendit. Me fat Festa e Bajramit të gjithëve ju nga unë, Ibrahimi, Mimoza dhe Rauli”,-ka shkruar Capital T.