Këngëtari Maher Zain vazhdon koncertet e muajit të ramazanit në Stamboll

Këngëtari i njohur suedez me origjinë libaneze, Maher Zain u takua në Stamboll me admiruesit e tij.

Këngëtari, që njihet me këngët që këndon në anglisht, arabisht dhe turqisht, doli në skenë në programin “Pas Teravisë” që organizohet nga Bashkia e Metropolit të Stambollit në Yenikapi me rastin e muajit të ramazanit.

Koncertin e ditës së premte në mitingun “Mallkim për Tiraninë, Mbështetje për Jerusalemin” Ai e filloi me këngën për Palestinën.

Zain performoi këngë të shumta duke filluar “Je ti”, “Ku Je”, “Ramazan”, “Ya Nebi Selam Aleyke” dhe disa prej tyre u shoqëruan edhe nga të pranishmit.

Në një intervistë të dhënë për Agjencinë Turke të Lajmeve Anadolli, AA, Zain tha: “Nga fansat në Stamboll marrë gjithmonë përgjigje të mira. Me dëgjuesin kemi një ndikim të mirë, madje edhe disa këngë në anglisht i mësojnë përmendësh dhe më shoqërojnë gjatë koncertit”.

Maher Zain do të vazhdojë koncertet në Stamboll edhe sot./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne