Këngëtarja e famshme shqiptare shantazhon futbollistin turk, del para drejtësisë

Nëse ndonjë mysliman, turk, apo edhe arab do të kishte ndërmarrë veprimin që kreu këngëtarja e njohur shqiptare Anita Latifi, e njohur në Gjermani për pjesëmarrjen e saj në spektaklin “DSDS”, ska dyshim që ngjarja nuk do të kishte kaluar pa bërë zë. Të shumta do të ishin komentet raciste, komentet islamofobe, fyerjet anti islame, turke dhe arabe. Portalet islamofobe do zienin nga fyerjet kundër popullit mik dhe vëlla turk.

Këngëtarja Anita Latifi është paraqitur përballë një jurie krejt ndryshe nga ato me të cilat është mësuar në karrierë. 21-vjeçarja është paraqitur para një trupe gjykuese për akuzën e shantazhit ndaj futbollsitit të njohur turk Hakan Çalhanoglu.
Sipas akteve të akuzës, Latifi me ndihmën e gazetarit Abdel H., kishin tentuar të mashtronin futbollistin i cili në atë periudhë aktivizohej me Leverkusenin. Në sallë u paraqitën provat se gazetari kishte telefonuar menaxherin e lojtarit dhe i kishte kërkuar 250 mijë euro dëmshpërblim në emër të shqiptares, duke insistuar se ajo kishte abortuar. Ai e kishte kërcënuar se në të kundërt do të tregonte gjithçka në shtypin rozë në Germani.
Sipas fakteve të paraqitura sot në gjykatë, Anita Latifi nuk kishte qenë asnjëherë shtatzënë. Por pasi Çalhanoglu kishte refuzuar të paguante, ajo kishte deklaruar në media të ndryshme se kishte qenë shtatzënë dhe se kishte abortuar vetëm pas insistimit të këshilltarëve të lojtarit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne