Këngëtarja e njohur amerikane Della Miles: E konsideroj veten si foshnje në Islam

Këngëtarja amerikane e konvertuar së fundmi në Islam, Della Miles, tha se veten e konsideron si foshnje në Islam.

Miles, një këngëtare e xhazit në SHBA, e cila ka punuar me yjet botërorë si Michael Jackson dhe Whitney Houston, në një prononcim për Anadolu Agency thotë se është konvertuar në Islam pasi ka kaluar një kohë në Turqi duke thënë se feja e “rrethoi” atë.

Duke nënvizuar se e gjeti përvojën muslimane të jetë shumë e fortë në Turqi, Miles thotë se: “Edhe pse ekzistojnë muslimanë në Amerikë, prej nga jam edhe unë, nuk e kam ndjerë asnjëherë”.

Ajo shprehu dashuri për Stambollin dhe kulturën turke, duke thënë se ka mësuar shumë për fenë në Turqi.

“Stambolli është vendi më i mirë për të marrë atmosferën e vërtetë të asaj që posedon Turqia”, shtoi ajo.

Për vuajtjet e popullit palestinez, Miles theksoi se artistët kanë përgjegjësi për të “bërë deklarata” kur ndodhin tragjedi.

“Ndihem përgjegjëse si qenie njerëzore për të mbështetur këdo që konsiderohet humbës dhe kush është në tragjedi”, tha Miles.

Përsa i përket të kuptuarit dhe përvojës së saj si muslimane, Miles tha: “Veprimet flasin më shumë se fjalët”.

“Kam parë muslimanë të cilët unë e di se pikërisht e heqin këmishën nga shpina për t’ia dhënë dikujt në nevojë”, tha ajo.

Ajo lavdëroi popullin turk në këtë drejtim duke thënë: “Ata as që e dinë se kush jam por më bëjnë të ndihem shumë rehat”.

Më e reja nga gjashtë fëmijët, Miles lindi në një familje me tradita muzikore. Nëna e saj këndoi dhe drejtoi muzikë në kishë, ndërsa babai i saj ishte një entuziast i xhazit dhe pronar i një vendi muzikor.

Në vitin 2012, ajo mori një rol udhëheqës në operën amerikane Lulu dhe më vonë e portretizoi gruan e ish-presidentit të SHBA-ve Barak Obama në Hope – Story Musical Obama.

Miles gjithashtu ka punuar në albume tribute për muzikantët turq si Müslüm Gürses dhe Zeki Müren në Turqi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne