Kenia, disa të vdekur nga një sulm terrorist

Tre persona e kanë humbur jetën në një sulm të pretenduar nga grupi terrorist Al-Shabaab në veri të Kenias, bëri të ditur sot policia lokale.

Një autobus pasagjerësh që udhëtonte drejt kryeqytetit Nairobi nga qyteti kufitar Mandera u qëllua me armë zjarri nga terroristët, të cilët ishin fshehur në shkurre përgjatë rrugës.

Shoferi i autobusit ishte në mesin e disa personave të plagosur në sulm por ai arriti të shpejtonte automjetin nga vendi.

Zyrtarët e policisë u thanë gazetarëve se autobusi operohej nga një kompani private dhe sulmi është kryer nga grupi terrorist Al-Shabaab, i cili është i lidhur me Al-Kaedën.

Ata theksuan se ka të ngjarë që sulmuesit të kishin hyrë në Mandera përmes kufirit të brishtë Kenia-Somali.

Komisioneri i Qarkut Mandera, Onesmus Kyatha konfirmoi viktimat në sulm por tha se më shumë detaje do të jepen më vonë gjatë ditës.

Ai shtoi se forcat e sigurisë janë vendosur në zonë për të ndjekur terroristët./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne