Bota

Keqtrajtohet muslimania iraniane, Irani kritikon Gjeorgjinë

Irani ka kritikuar Gjeorgjinë, pasi një grua iraniane u detyrua nga forcat e sigurisë të aeroportit në Tbilisi për të hequr hixhabin e saj.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif u bëri thirrje të martën autoriteteve gjeorgjiane për t’i trajtuar turistët iranianë me respekt.

“Respektimi i turistëve iranianë dhe trajtimi me dinjitet i grave muslimane në përgjithësi, dhe i grarve iraniane në veçanti, është një domosdoshmëri absolute për zhvillimin e industrisë së turizmit në Gjeorgji”, tha Zarif, gjatë një takimi me Kryeministri gjeorgjian Giorgi Kvirikashvili.

Kjo erdhi pasi u raportua se një grua muslimane iraniane që vizitoi Gjeorgjinë u detyrua të hiqte hixhabin e saj për kontroll.

Kryeministri gjeorgjian, duke shprehur habi, tha se ai do të mësojë për këtë incident.

“Unë nuk mund ta imagjinoj që gratë muslimane janë ofenduar në Gjeorgji”, tha Kvirikashvili.

Në një tjetër incident në Evropë javën e kaluar, një grua muslimane ka thënë se stafi i aeroportit i tha asaj se duhet të hiqte hixhabin, nëse donte të nisej në një fluturim nga Roma në Londër.

Aghania Adzkia tha se ishte duke kaluar përpara sigurimit kur ishte urdhëruar nga stafi i sigurimit të aeroportit që të hiqte hixhabin e saj. Ajo e ka regjistruar përvojën e saj që ndodhi në Aeroportin Ciampino në kryeqytetin italian të Romës të dielën. / © Gazeta Impakt

OPINIONE