Kërcen nga gëzimi Kim Jongu pas provës të raketës që arrin Amerikën

Ky është momenti kur Koreja e Veriut lëshoi raketën e saj më të fuqishme të të gjitha kohërave ICBM e cila është në gjendje të godasë në çdo cep të botës.

Kim Jong-un u pa duke ecur përgjatë një platforme të re të madhe të lëshimit të raketave, e cila Koreja e Veriut tha se ishte ndërtuar posaçërisht për këtë raketë, përpara se ajo të instalohej aty.

Pas një numërimi të shkurtër së prapthi raketa Hëasong-15 u ngjit në atmosferë, duke arritur një lartësi dhjetë herë më të madhe se sa lartësia e Stacionit Hapsinor Ndërkombëtar, përpara se të binte sërish në tokë.

Ndryshe nga videot e tjera, kjo e fundit u filmua natën sepse lëshimi u krye rreth orës 3 të natës me oren e Koresë.

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh dje se se kishte folur menjëherë me presidentin kinez për t’i vendosur sanksiona të reja dhe të menjëhershme Koresë se veriut, që mund të prekin ndalimin total të furnizimit të saj me karburante.

Trump e quajti Kim Jong-Un “Një qen i sëmurë”, ndërkohë që SHBA-të i thanë OKB-së se “Bota ndodhet shumë pranë luftës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne