Kërcënimi i ShBA/ Heqja e taksës për ndarjen e Kosovës

Presioni amerikan mbi qeverinë Haradinaj për heqjen e tasksës që Kosova ka vënë ndaj prodhimeve serbe po merr nota kërcënuese. Deklarata e kësaj të premteve ngjan si dy pika uji me lajmin e bërë publik në 14 janar ku thuhej se mos pengimi i dialogut Kosovë – Serbi ishte një interes amerikan dhe kush bëhej pengesë për të do të përballej me pasoja. Kjo thuhet edhe sot në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë (lexoje poshtë të plotë)

Atëherë kryeministri Ramush Haradinaj me anë të kabinetit të tij mohoi të ketë marë një letër duke rrefuzuar të tërhiqet nga taksa për produketet serbe. Por tani presioni po shtohet. Kjo e ka bërë shefin e grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, një përkrahës i presidentit Thaçi që të deklarojë “nëse Uashingtoni insiston që me çdo kusht të hiqet taksa, atëherë kjo duhet të shqyrtohet”.

Pra kërcënimi nga Uashingtoni po e thellon krizën edhe ashtu të hapur në koalicionin qeverisës mes pasuesve të Hashim Thaçit dhe atyre të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Por ajo që fshihet pas kësaj loje me taksën është kufiri ndarës mes atyre që janë pro ose kundër një marëveshjeje përfundimtare shqiptaro- serbe me shkëmbim teritoresh dhe popullësish. Pa e thënë zyrtarisht administrata Trump po e quan këtë zgjidhje një interes amerikan që mbështetet edhe nga zyrtarët e Brukselit. Zëra të pakonfirmuar diplomatikë thanë për Lapsi.al se cilido politikan shqiptar, kosovar, apo serb që do të bëhet pengesë për një marëveshje me korrigjim kufijsh do ë futet në listat e zeza amerikane.

Por loja nuk është vetëm me një kah. Shteti më i fortë i BE, Gjermania dhe Britania e madhe që po del prej saj janë shprehur kundër kësaj zgjidhjeje që do të hapte kutinë e pandorës në Balkanin perendimor.

Shumë kush në Prishtinë pretendon se pas vendimit të Haradinajt, për vënien e taksës me nota patriotike që ndezi gjakrat e të gjithë atdhetarëve, qëndronte Berlini zyrtar, i cili kërkon me çdo kusht mosrealizimin e një marrëveshje Thaçi- Vuçiç.

Me sa duket linja Vuçiç- Thaçi, që ka arritur të sigurojë një lobim të fuqishëm në Uashington, synon të arrijë të kundërtën: përmbylljen e një marrëveshjeje me shkëmbim territoresh.
Pikërisht këtë konfirmon edhe lëvizja e sotme në të cilën Uashingtoni kërkon heqjen e menjëherëshme të taksës: “Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat shkojnë kundër interesave të SHBA-ve” thuhet në mënyrë ultimative në letër.

A do të tërhiqet pas kësaj Ramush Haredinaj? A do të mund ti bëjë ai ballë këtij presioni të madh, kur ka kundër gjysmën e qeverisë dhe njëkohësisht shtetin më të fuqishëm të botës? Për këtë nuk mund të vihet bast.
Por një gjë është e qartë, nuk është puna se tërheqja do t’a shndronte Hradinajn një një kryeministër kukull, por ajo do të shënonte njëkohësisht edhe rrëzimin e atyre forcave që janë kundër coptimit të Kosovës. Sepse pas lojës së taksës qëndron një sfidë shumë më e madhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne