Shqiperia

Kërcënimi ndaj Bashës, Meta ka thirrur në takim kreun e SHISH

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim kreun e SHISH, Helidon Bendo në lidhje me informacionet për kërcënimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për shantazh për qëllime politike.

Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm e që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.

Në letër Gazment Bardhi shkruan se z.Lleshaj ka shkelur cdo procedurë dhe cdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.

Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se duke marrë parasysh rrethanat dhe shkeljet ligjore në trajtimin e kësaj cështjeje, përforcohet dyshimi se q ëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhi i kryetarit të Opozitës./kohajone