Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim, ku objekti i hetimit është një mesazh kërcënues që ka mbërritur në adresë të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismailaj.

Një prokuror dhe dy oficerë janë angazhuar për të lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar personin që ka kërcënuar me jetë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve.

Kërcënimi me jetë dyshohet se vjen si reagim i personave të dënuar për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi ’41 bis’.

Prej dy muaj Agim Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje 313 Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji “41 bis”. Këto rregulla janë kundërshtuar shpesh herë nga të dënuarit për vepra të rënda kriminale.

Ky është rasti i dytë dhe më seriozi që drejtori i burgjeve kërcënohet me jetën e tij, gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti i parë është bërë nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Tashmë për rastin e dytë, kërcënimi ka mbërritur drejtpërdrejt tek Ismaili, i cili ka depozituar dhe kallëzim penal në polici./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne