Kërcënohet ministri kosovar, do të therim si lepurin

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Kërcënimet kanë ardhur në llogari të ministrit Shala nga serbët e zemëruar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 për qind.

Njëri nga komentuesit me emrin Zhelko Lepoja ka shkruar në në fotografi ku shihet Shala bashkë me një fëmijë në qafë se ‘do ta therin sikur lepurin’.

Gazeta inFokus merr vesh se në telefonin personal të ministrit, ditëve të fundit kan shkuar kërcënime edhe më të rënda se ato në rrjetet sociale.

Në këto mesazhe është kërcënuar edhe familja e Shalës.

“Këtë do të ta bëjmë shqiptar – së shpejti do të të therim si lepurin”, shkruan ai, duke paraqitur edhe ikonën e thikave krahas flamujve rus dhe atyre grek.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne