Kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm grek, Kotzias: Kemi tre plumba për ty

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje, teksa kanë marrë një letër anonime, ku shkruhej: ‘Kemi tre plumba për ju’.

Ka qenë Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Toskas, i cili e zbuloi këtë fakt, teksa foli në ANT1. Të paktën kështu raportojnë mediat greke, të cilat shkruajnë se Toskas denoncoi letrën dhe kërcënimin me vdekje ndaj Kotzias, duke e bërë publik.

Sipas tij, letra ishte anonime dhe në të ishte një mesazh i qartë. “Ne kemi tre plumba për ju”, – shkruhej në letrën dërguar Kotzias.

Ndërkaq, letra tashmë i është dorëzuar autoriteteve dhe kanë nisur hetimet, për të zbuluar se kush është shkruesi dhe dërguesi.

Ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve e përshkroi letrën si ‘të papranueshme’ dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të forcave politike të dënojnë veprime të tilla, siç tha ai, ‘është në interes kombëtar të ketë një klimë më të mirë’.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne