Kërkesa e befasishme e Aleancës Popullore: “Meta, jep dorëheqjen”!

Erion Softa, një ndër eksponentët e partisë Aleanca Popullore, ka bërë një postim shumë interesant në profilin e tij: Koha qe Ilir Meta te jape doreheqjen nga posti i Presidentit te Republikes dhe te zgjidhe situaten e renduar politike ne vend.
Sot,qe neser te mos jete vone …

Softa e ka shoqëruar këtë postim edhe me një foto ku shfaqet mes kryetarit të tij Artur Dojaka dhe kryetarit të LSI Meta. Duket se foto është postuar enkas për të thënë se kjo është këshillë dashamirëse, prej aleati dhe gjithashtu, e dhënë zyrtarisht, si funksionar partie e jo si Erion.

Një dorëheqje e Metës sot nga posti i presidentit do ta fuste vendin në një spirale interesante politike. Marrëdhënia me Ramën, që u duk se u çimentua me zgjedhjen e Ilir Metës president, mund të përmbyset me një dorëheqje të këtij të fundit e po ashtu të përmbysen krejt raportet politike…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress