Kërkesa e kryemyftiut rus për të ndihmuar Sirinë

Kryemyftiu rus u bëri thirrje vendeve arabe për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri.

Taleat Taxhedini, kryemyftiu i Rusisë, tha të dielën se të gjithë pasuesit e feve hyjnore duhet të përfshihen në dërgimin e dërgesave me ndihma humanitare në Siri. Ai ka njoftuar për dhënien e ndihmave humanitare nga qendrat fetare ruse për civilët në Siri. Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje gjithashtu Patriarkut Kiril të zhvillojë një takim të Kishës Ortodokse Ruse të shtunën për të ndihmuar në rindërtimin e Sirisë dhe për ta përdorur këtë kishë për të ndikuar në arritjen e saj ndërkombëtare. Lufta e terroristëve dhe mbështetësve e tyre kundër popullit sirian dhe qeverisë legjitime të Sirisë ka shkaktuar qindra mijëra viktima dhe ka zhvendosur më shumë se 12 milionë njerëz dhe ka çuar në shkatërrimin e infrastrukturës në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Bankës Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim, lufta në Siri ka pësuar dëme në një total prej 226 miliard dollarë të PBB nga viti 2011 deri në 2016./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne