Kërkesa për shpëtimin e qindra mijëra fëmijëve në Jemen dhe Afrikë

Drejtor i Programit Botëror të Ushqimit ka kërkuar ndihmë nga Evropa për të shpëtuar qindra mijëra fëmijë në Jemen dhe Afrikë.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, Dejvid Bizeli, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit, të hënën ka kërkuar nga BE ndihmë financiare prej 1 miliard dollarë për shpëtimin e qindra mijëra fëmijëve të cilët në Jemen dhe tre vende afrikane po kërcënohen nga uria. Nga ana tjetër, Stephen O’Brien, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështje humanitare tha se mendohet se numri i të infektuarve me kolerë në Jemen ka kaluar 200 mijë vetët këtë javë. Shefat e UNICEF-it dhe të OBSH thanë përmes një deklarate dje se po përballen me epideminë më të rëndë të kolerës aktualisht në botë, duke regjistruar mesatarisht 5000 raste të reja infektimesh në ditë. Shefi i UNICEF-it, Anthony Lake tha se keqësimi i gjendjes humanitare në Jemen gjatë dy vjetëve të fundit me “6.8 milionë vetë në prag të zisë së bukës dhe 1300 të vdekur nga kolera, ishte një situate e parandalueshme”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne