Kërkesa për të hetuar rastin e korrupsionit financiar të Netanjahut

Në zona të ndryshme të territoreve të pushtuara me qindra persona protestuan ndaj gjyqësorit izraelit për rastin e korrupsionit të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist.

Sipas IRNA, protestuesit u mblodhën të shtunën në mbrëmje në përballë shtëpisë së Avichai Mandelblit, një këshilltar gjyqësor nga kabineti izraelit në qytetin Beitah Tifka. Njëkohësisht, një numër i madh banorësh të tjerë të Territoreve të Pushtuara me demonstrata në sheshin e Pavarësisë të qytetit Al-Fawlah, në veri të territoreve të okupuara, kërkuan të përshpejtojnë rastin e dosjes së korrupsionit të Netanjahut. Që nga 2 janari 2017, hetimet ndaj Beniamin Netanjahu kanë filluar me akuzat për korrupsion dhe marrjen e miliona dollarë ryshfet nga një kompani gjermane. Rasti më i rëndësishëm i korrupsionit të Netanjahut është marrja e një milion dollarëve nga francezi Arnold Mejman, shumë e cila thuhet se është shpenzuar në propagandën e kryeministrisë. Kryeministri sionist gjithashtu është marrë në pyetje për blerjen e tre nëndetëseve nga Gjermania me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne