Kërkoi lirimin me kusht, ish-kreu i bandës së Vlorës Zani Caushi bën lëvizjen e papritur

Ndonëse ai kërkoi lirimin me kusht, ish-kreu i Bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, (Zani) është tërhequr nga kërkesa e tij për të përfituar dalje nga qelia.

Mësohet se gjykata ka pushuar çështjen e Caushit.

Nga salla e gjyqit, Caushi ka kërkuar që t’i njihet dinamika e gjykimit, ndërsa theksoi se ka bërë 31 vite burg. Ndërkohë në mënyrë të beftë ai ka thënë para togave të zeza se hiqte dorë nga kërkesa për lirim, pavarësisht se avokati i tij kishte sjellë provat për vitet e dënimit.

Ndonëse procesi, që po mbahej me dyer të mbyllura në gjykatën e Korçës, nisi me kërkesën e Caushit për të fituar lirinë, pa dijeninë edhe të avokatit, i cilësuar si kapobanda e Coles është shprehur se tërhiqej. Duke qenë se Caushi u tërhoq nga kërkesa në mes të gjykimit, prokuroria nuk arriti të shprehej për këtë çështje.

KUSH ESHTE ZANI CAUSHI

Myrteza Caushi, njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i Çoles, në Vlorë, u arrestua në shtator të 1997 dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.

Pas një përplasje me armë ku la të vrarë dy persona dhe u plagos dhe vetë, Zani Caushi u rriarrestua në nëntor të 1999 dhe prej asaj kohe qëndron në qelitë e burgut, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bandash të armātosura, vrāsje, pengmārrje, plāgosje etj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne