“Kërkojmë pagat dhe punë”, gratë naftëtare: Ambasadoret të na mbështesin

Sot është dita e dytë e grevës së urisë së punonjëseve të rafinerisë së Ballshit. Gratë janë shprehur për mediat se situata është e vështirë.

“Shteti të verë dorë dhe të merret me problemet tona, t’i zgjidhë. Situata është e vështirë. Të paguhen pagat e prapambetura dhe të rifillojë puna.

I bëjmë thirrje grave të Shqipërisë që të na mbështesin. Ju bëjmë thirrje edhe ambasadoreve femra.

Ne nuk kemi dalë nga qejfi këtu në grevë, por nuk kemi të ardhura, pagat nuk i kemi marrë, na kanë lënë pa bukë, kërkojmë që të marrim atë që na takon dhe rifillimin e punës në uzinë “, janë shprehur grevistet.

Më tej naftëtarët u shprehën se nuk do të heqin dorë nga greva deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

“Ne do të vijojmë grevën, nuk heqim dorë deri sa të plotësohen kërkesat tona”,-thanë naftëtarët./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne