Bota

BE kërkon t’i jepet fund shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve nga Izraeli

BE nga regjimi sionist ka kërkuar t’i japë fund procesit të shkatërrimit të banesave dhe shtëpive të palestinezëve dhe ambienteve publike të tyre në BPLJ.

Kërkesa është parashtruar nga i dërguari i BE në Kodsin e Pushtuar dhe në Ramallah. Zyrtarët izraelitë pritet të avancojnë planet për ndërtimin e rreth 300 njësive të reja të banimit në Kodsin lindor, pavarësisht nga protestat ndërkombëtare kundër konfiskimit të tokave palestineze nga regjimi i Tel Avivit dhe politikat e zgjerimit të kolonive hebreje në territoret e pushtuara palestineze. I ashtuquajturi “Komiteti i Planifikimit Lokal dhe Ndërtimit të Jeruzalemit” ka lëshuar leje për ndërtimin e 292 njësive të reja të banimit për kolonët sionistë”, bëri të ditur rrjeti informativ Palestine News. Më pak se një muaj para se Trump të marrë detyrën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 2334, duke i bërë thirrje Izraelit që “të ndërpresë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e kolonizimit në territoret e pushtuara palestineze, përfshirë Jerusalemin Lindor”. Rreth 600,000 kolonë sionistë jetojnë në mbi 230 vendbanime të paligjshme të ndërtuara në territoret palestineze të Bregut Perëndimor dhe Kodsit Lindor që nga pushtimi izraelit i vitit 1967./ PT

OPINIONE