Këshilla për një prindërim të mirë – Para gjumit

Nga Lira Gjika

Prindër, lexojini fëmijës para se te flejë. E para, do te rrini bashkë, pasi gjithë ditën keni qenë të ndarë, ju në punë dhe fëmija në kopësht apo shkollë. Të lexuarit para gjumit është një rregull shumë edukues dhe qetësues për fëmijën. Mos harroni që fëmijët kanë shumë frikë dhe frika e tyre nuk është konkrete apo racionale, siç e ka I rrituri. Fëmija ka nevojë për këtë ritual, të lexoni sëbashku, të rrini sëbashku, por edhe ju e kini po kaq të nevojshme këtë praktikë, pasi do të afroheni dhe do të njiheni më shumë me njëri tjetrin. Gjithashtu të lexuarit, është një mënyrë shumë e mirë për të edukuar te fëmija rëndësinë e librit dhe kultivimin e të mësuarit. Pikërisht në këto çaste të mbarimit të ditës, ndërtohet ai intimitet cilësor, që është i domosdoshëm për fëmijën, sepse e siguron, që nuk është vetëm. Janë këto lexime dhe biseda, kokë më kokë, me nënën apo babain, që ndërtojnë etikën e sjelljes të të rriturit të së nesërmes. Padurimi i prindërve, apo nxitimi i tyre, që fëmija të shkojë të flejë, pa kryer këtë ritual, ushqen rrëmujën dhe konfuzionin, që ekziston në psihën e fëmijës, sepse është i parritur. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne