Këshilli i BE-së miraton marrëveshjen për Brexit-in

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) në emër të të gjithë anëtarëve të unionit miratoi marrëveshjen për Brexit-in e cila do t‘i japë fund anëtarësimit të Britanisë së Madhe në BE pas gati gjysëm shekulli.

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i BE-së, rikujtohet se Parlamenti Evropian (PE) miratoi mbrëmë marrëveshjen dhe se është hedhur hapi i fundit në proces.

Marrëveshja e ndarjes do të hyjë në fuqi pas largimit të Britanisë nesër (31 janar) nga BE-ja, thuhet në deklaratën ku vihet theksi se “Nesër pas mesnate Britania nuk do të jetë më anëtare e BE-së dhe do të konsiderohet vend i tretë”.

Derisa vihet në dukje se marrëveshja e ndarjes do të sigurojë “largimin e rregullt” të Britanisë nga unioni, në deklaratë ndahet informacioni se kjo përfshin edhe temat si, të drejtat e shtetësisë, dakordimin financiar, procesin e tranzicionit, protokollet e Irlandës dhe Irlandës së Veriut, qeverisjen e Qipros, Gjibraltarit si dhe çështjet e tjera të ndarjes.

Britania nuk do të përfaqësohet në institucionet e unionit

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së ndarjes do të fillojë procesi i tranzicionit dhe se ky proces do të lehtësojë procesin e adaptimit të qytetarëve dhe bizneseve. Britania gjatë procesit të tranzicionit do të vazhdojë t‘i nënshtrohet ligjit të BE-së por nuk do të përfaqësohet në institucionet e unionit, thuhet më tej në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratë tërhiqet vëmendja se nëse palët dakordohen, procesi i tranzicionit mund të shtyhet vetëm një herë për 1 ose 2 vite dhe se bisedimet lidhur me partneritetin e ardhshëm mes BE-së dhe Britanisë do të fillojnë pas largimit të Britanisë.

Procesi i Brexit-it

Sipas marrëveshjes për Brexit-in të nënshkruar mes Britanisë dhe BE-së, vendi do të qëndrojë si një anëtare e vërtetë e unionit por nuk do të përfshihet në mekanizmin vendimmarrës politik.

Gjatë periudhës së tranzicionit palët do të zhvillojnë bisedime për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë.

Në rast se Britania do të kërkojë zgjatjen e periudhës së tranzicionit, ajo duhet të bëjë një kërkesë jo më vonë se muaji qershor. Por, kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të kërkojë zgjatje dhe se vendi do të largohet i tëri nga BE-ja më 31 janar me ose pa arritjen e një marrëveshjeje.

Në referendumin e mbajtur në vitin 2016 për largimin nga BE-ja, Britania mori vendimin për Brexit-in me 52 për qind “pro” dhe 48 për qind “kundër”.

Marrëveshja për Brexit-in, në votimin e zhvilluar mbrëmë në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në Bruksel u miratua me 621 vota “pro” dhe 49 “kundër”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne