Këshilli i Evropës kritikon Kroacinë për nacionalizmin dhe ksenofobinë

Sipas raportit të Komitetit Evropian kundër Racizmit dhe Jotolerancës (ECRI) të Këshillit të Europës (KiE), në debatet publike në Kroaci është gjithmonë në rritje gjuha raciste dhe urrejtja, në veçanti mbi komunitetet serbe dhe rome apo homoseksuale.

“Një nga prioritetet e Këshillit të Evropës mbetet edhe lufta ndaj ksenofobisë, antisemitizmit, racizmit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, thotë raporti.

Kroacia do të marrë presidencën e radhës së KiE-së dhe, sipas vetë Këshillit, Kroacia nuk po merr asnjë masë kundër këtyre fenomeneve.

Raporti këshillon qeverinë kroate që të marrë masa në sistemin arsimor duke futur në programe kurse për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe të përgatisë një plan konkret për fenomenet e homofobisë, ksenofobisë dhe nacionalizmit. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne