Këshilli i Evropës thirrje shteteve anëtare: Pranoni urgjentisht fëmijët në kampet siriane

Përmes një komunikate me shkrim, Mijatoviç theksoi se një prej përgjegjësive bazë të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës – siç parashikohet në Konventën e Gjenevës – është të marrin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur fëmijët e prekur nga lufta.

“Unë u bëj thirrje shteteve anëtare që të pranojnë urgjentisht fëmijët e atyre që kanë shkuar nga Evropa për të luftuar në Siri, së bashku me nënat e fëmijëve të tyre, të cilët jetojnë në një kamp në veri të Sirisë”, deklaroi ajo duke sqaruar se shtetet anëtare mund t’i gjykojnë nënat e këtyre fëmijëve sipas të drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare, pasi t’i kenë pranuar ato në vend.

“Disa shtete po i pranojnë qytetarët e tyre që kanë luftuar në Siri”, shtoi komisarja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut duke kërkuar edhe nga vendet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë sa më parë të jetë e mundur.

Pasi bëri me dije se 90 për qind e banorëve të kampit në fjalë janë gra e fëmijë dhe se ata nuk kanë pothuajse aspak qasje në shërbimet shëndetësore, Mijatoviç tërhoqi vëmendjen se 249 banorë të kampit humbën jetën më datë 11 prill të këtij viti për shkak të kequshqyerjes dhe sëmundjeve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne