Këshilli i Sigurimit duhet të bashkohet: SHBA, Britania e Madhe dhe Franca duan që OKB të mbështesë sulmet e tyre të paligjshme kundër Sirisë

Duke e vendosur veten e tyre mbi  ligjin ndërkombëtar me bombardimet që kryen në Siri pa autorizimin e OKB-së, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca tani po u bëjnë thirrje vendeve të tjera të bashkohen me ta dhe t’i miratojnë veprimet e tyre.

Avionët dhe anijet amerikane, britanike dhe franceze gjuajtën mbi 100 raketa në Siri të shtunën në mëngjes, duke pretenduar se sulmi ishte një përgjigje ndaj përdorimit të supozuar të armëve kimike në Douma. Të tre vendet nuk pritën për autorizimin e OKB-së, apo për dëshmi prej vendit të ngjarjes. Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve nga Organizata për ndalimin e armëve kimike (OPCW) sapo kishte mbërritur në Siri për të hetuar kur raketat filluan të hidheshin.

Ndërsa Presidenti Donald Trump e deklaroi “misionin e përfunduar”, kolegu i tij francez, Emmanuel Macron, kërkoi nga Këshilli i Sigurimit në OKB që të vepronte.

“Tani, Këshillit të Sigurimit të OKB-së i takon të bashkohet dhe të marrë iniciativat e tij mbi çështjet politike, kimike dhe humanitare në Siri”, tha presidenca franceze në një deklaratë pas konferencës televizive të Macronit, Trumpit dhe kryeministres britanike Theresa May të shtunën.

Gjatë sesionit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të shtunën, Rusia propozoi një rezolutë që i bëri thirrje SHBA-së dhe aleatëve të saj që “menjëherë dhe pa vonesë të pushojnë agresionin kundër Republikës Arabe të Sirisë dhe të përmbahen nga aktet e tjera agresive që bien në kundërshtim me igjin ndërkombëtar dhe kartën e OKB-së.”

Rusia, Kina dhe Bolivia votuan në favor të rezolutës. Katër anëtarë të tjerë abstenuan, ndërsa përfaqësuesit e Etiopisë thanë se nuk ka asnjë vlerë votimi i një rezolute që gjithsesi do ti vihej vetoja. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, anëtarët e përhershëm me fuqi vetoje, votuan kundër, duke e rrëzuar propozimin. Me sa duket, kur Macron foli për unitet në OKB, ai nënkuptonte unitetin pas veprimeve të Londrës, Parisit dhe Uashingtonit.

Willy Wimmer, një ish-anëtar i partisë qeverisëse CDU të Gjermanisë, e krahasoi sjelljen e Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Francës me qëndrimin e njëjtë të përdorur nga Adolf Hitleri në vitin 1939 për të hyrë në Luftën e Dytë Botërore”.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i miratuan me të shpejtë përpjekjet e aleatëve në marrjen e ligjit në dorën e tyre.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk e përshëndeti gjithashtu ndërhyrjen, duke thënë se BE do të qëndrojë me aleatët e saj në anën e drejtësisë.

NATO gjithashtu i miratoi bombardimet me anë të një deklarate të shtunën, ku thoshte se aleanca e konsideron çdo përdorim të armëve kimike nga aktorët shtetërorë apo jo shtetëror si kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Mospajtimet në Evropë

Një dallim i dukshëm prej BE-së dhe NATO-s erdhi nga Italia. Roma nuk do të lejojë përdorimin e bazave të NATO-s në tokën e saj për sulmet ajrore, por pranoi të ofrojë “mbështetje logjistike” për Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Francën.

“Tani nuk është koha për përshkallëzim të situatës, diplomacia duhet ti japë demokraci dhe pluralizëm Sirisë pas shtatë viteve të konfliktit të tmerrshëm”, tha kryeministri në largim, Paolo Gentiloni.

Megjithatë, zëvendësi i tij i mundshëm, Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë Lega Nord, nuk i zbuti fjalët kur dënoi sulmin.

“Ne ende po kërkojmë armët kimike të Sadamit, po vazhdojmë të paguajmë për luftën e çmendur në Libi ndërsa dikush me një të tërhequr të shpejtë të këmbzës insiston tek raketat, të cilat vetëm se ndihmojnë terroristët islamikë pothuajse të mposhtur. Një çmenduri e plotë, ndaleni atë,” thoshte postimi i tij në Facebook.

Kryetarja e Partisë së Majtë të Gjermanisë (Die Linke), Sahra Wagenknecht, e përshkroi sulmin me raketa si “një shkelje tjetër ushtarake të ligjit ndërkombëtar”.

“Që nga lufta e paligjshme kundër Jugosllavisë në vitin 1999, ata (SHBA, Britania e Madhe dhe Franca) duan që të kenë strukturën e tyre ndërkombëtare,” tha për RT, Wimmer, ish-zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. “Ata nuk janë më të interesuar që të kenë një organizatë ndërkombëtare që mund të punojë. Dhe për këtë arsye ata po bëjnë çmos për të krijuar botën e tyre, ku mund të bëjnë atë që duan”.

Vendimi i Macronit për të ndjekur verbërisht SHBA-në ishte një “gabim i madh”, tha për RT , Alain Corvez, ish këshilltar i ministrave franceze të mbrojtjes dhe të brendshëm. “Si patriot francez, unë jam shumë i zhgënjyer me humbjen e kredibilitetit që kishim në botë”.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur të “shkatërrojnë ligjin ndërkombëtar pa miratimin e OKB-së dhe parlamenteve të tyre”, tha Corvez. Ata nisën një “sulm të vogël pa pasoja të mëdha, sepse e kuptuan se Rusia nuk do t’i linte ata që të shpartallonin Sirinë”.

Shqetësimet mes neutralëve

Suedia, e cila është anëtare e BE-së, por jo e NATO-s, bëri thirrje që çështja siriane të zgjidhet brenda kuadrit të kartës së OKB-së dhe të ligjit ndërkombëtar, duke u kujdesur që të mos sjellë fakte se të dy ishin shkelur nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Eshtë e pakuptimtë që të diskutohet nëse sulmet amerikano-britanike-franceze ishin ligjore, tha ministri i jashtëm suedez, Margot Wallström. “Ato ndodhën. Tani duhet të flasim për atë që duhet të bëjmë më pas.”

Udhëheqësit e Amerikës Latine gjithashtu kërkuan zgjidhje brenda ligjit ndërkombëtar. Sipas ministrisë së jashtme të Perusë, e cila aktualisht kryeson Këshillin e Sigurimit dhe që po mban Samitin e Amerikës në Lima, bëri thirrje për moderim të të gjitha palëve dhe mbështeti një zgjidhje politike për Sirinë.

“Është koha për të gjetur zgjidhje të përhershme të bazuar në ligjin ndërkombëtar për luftën që vazhdon prej shumë kohësh dhe që ka marrë shumë jetë”, tha presidenti brazilian Michel Temer për udhëheqësit në samit.

Presidenti Mauricio Macri i Argjentinës gjithashtu bëri thirrje që të gjithë të punojnë “në kuadrin e angazhimeve ekzistuese ndërkombëtare”.

Bombardimet e Sirisë i kujtuan presidentit serb Aleksandar Vuçiç sulmet e NATO-s ndaj vendit të tij në vitin 1999.

“Të qenurit në anën e forcës nuk do të thotë që të jesh në anën e moralit dhe të drejtësisë,” tha Vuçiç, duke theksuar neutralitetin e tanishëm ushtarak të Serbisë./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne