Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të takohet të hënën për Jeruzalemin

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të takohet të hënën për të diskutuar mbi vërshimin më të përgjakshëm të dhunës izraelito-palestineze për vite me rradhë, thanë diplomatët të shtunën.

Suedia, Egjipti dhe Franca e kërkuan këtë takim që “të diskutohet urgjentisht se si mund të mbështeten thirrjet për depërshkallëzim në Jeruzalem”, u shpreh ambasadori i Suedisë, Carl Skau në Twitter.

Zemërimi është përhapur në të gjithë Bregun Perëndimor që nga java e fundit kur Izraeli mbylli xhaminë e Aksasë, e respektuar nga muslimanët dhe hebrenjtë, pas një përplasje vdekjeprurëse.

Xhamia u rihap pas një mbylljeje dy-ditore, por Izraeli instaloi detektorë metalikë në portat e xhamive, të cilat pavarësisht thirrjeve refuzoi t’i heqë, duke pretenduar se masat e sigurisë ishin të ngjashme me proçedurat e ndërmarra në vende të tjera të shenjta anembanë botës. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne