Këshilli i Sigurimit të OKB-së zgjedh 5 anëtarët e përkohshëm me mandat 2-vjeçar

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara realizoi pasditen e së premtes zgjedhjet e anëtarëve të përkohshëm për vitet 2019 dhe 2020.

Një prej organeve më të rëndësishme të OKB-së, Këshilli i Sigurimit formohet nga gjithsej 15 vende anëtare, 5 prej të cilave të përhershme dhe 10 të përkohshme.

Ndër anëtarët e përkohshëm, 5 zgjidhjen nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për një afat 2-vjeçar, kurse 5 të tjerët për një vit.

Sipas këtij votimi, anëtarë të përkohshëm për një mandat 2-vjeçar që do të nismë më 1 janar 2019, janë zgjedhur Gjermania, Belgjika, Afrika e Jugut, Indonezia dhe Republika Domenikane.

Gjermania dhe Belgjika janë zgjedhur në këtë detyrë edhe 5 herë të tjera më parë. Ndërsa Republika Domenikane, një shteteve të Amerikës Latine, u zgjodh për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Anëtaret permanente të Këshillit të Sigurimit janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne