Këshilli Turk mbështet operacionin «Burimi i Paqes»

Operacioni «Burimi i Paqes» do të kontribuojë në sigurimin e integritetit territorial të Sirisë, thuhet në deklaratën përfundimtare të Samitit të 7-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (i njohur edhe si Këshilli Turk) mbajtur më 15 tetor në Baku të Azerbajxhanit.

Në samitin e organizuar nën patronazhin e Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev morën pjesë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, Presidenti i parë i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, Presidenti i Kirgizisë Sooronbay Xheenbekov, Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev.

Në punimet e samitit ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Hungarisë (vend vëzhgues në Këshillin Turk) Viktor Orban dhe Purli Agamuradov zëvendëskryeministri i Turkmenisë, vend që siguron pjesëmarrjen në punimet e Këshillit, edhe pse nuk është anëtare e rregullt e tij.

Pas samitit u publikua një deklaratë përfundimtare, e cila u pranua dhe u firmos nga liderët pjesëmarrës dhe në të cilën vendet e Këshillit Turk shprehën mbështetje për operacionin e Forcave të Armatosura Turke (TSK) “Burimi i Paqes” që vazhdon në lindje të Lumit Eufrat në Siri. Qëllimi i operacionit është të eliminojë kërcënimin terrorist afër kufijve të Turqisë dhe krijimi i një zone të sigurisë në Siri për të mundësuar kthimin vullnetarisht të miliona refugjatëve sirianë.

“Këshilli Turk shpreh besimin se operacioni “Burimi i Paqes “do të kontribuojë në luftën kundër terrorizmit, sigurimin e integritetit territorial të Sirisë, shpëtimin e sirianëve nga dhuna terroriste dhe kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre”,- thuhet në deklaratën përfundimtare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne