Këshilltari i Metës i përgjigjet Ramës: Të mbajtëm në krah, tani na akuzon se të kemi rrahur…

Këshilltari i Ilir Metës në Kuvend Emiliano Aleksi, i është përgjigjur flakë më flakë deklaratës së sotme të Edi Ramës i cili tha se LSI ka qenë pengesë për të bërë më shumë punë gjatë 4 viteve që bashkëqeverisën. Aleksi nuk ka komentuar drejtpërdrejtë fjalët e kryeminstrit, por ka shfrytëzuar disa vargje të poetit Dritëro Agolli, që i kushtohen mosmirënjohjes dhe pabesisë.

“E mbajta në krah tërë ditën

Edhe zemër i dhash…Mbahu!

Të nesërmen në fshat kur arritëm,

U tha të tjerëve:

Më rrahu !”, citon Agollin, Emiliano Aleksi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne