Këshilltari i Trump merr ryshfet me miliarda dollar nga Arabia Saudite dhe EBA

Inspektorët federal të Amerikës kanë filluar hetimet në lidhje me akuzën ndaj këshilltarit elektoral të presidentit amerikan për marrjen e një ryshfeti me miliarda dollarë nga Arabia Saudite dhe EBA.

Kanali televiziv Al-Xhazira njoftoi se inspektorët federal po hetojnë kontaktet e Tom Barak, këshilltari i Donald Trump, presidentit të Amerikës, që ka zhvilluar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të viti 2016 në Amerikë.

Gazeta amerikane “New York Times” më parë ka zbuluar se Tom Barak përgjatë 9 muajve ka pasur lidhje të ngushta me disa përfaqësues të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Arabisë Saudite.

Në bazë të këtij raporti, kompania ndërtimore që i përket Tom Barak, ka marrë një shumë 1.5 miliardë dollarë nga disa investues të afërt me autoritetet e larta shtetërore të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Hetuesit amerikanë gjithashtu po hetojnë edhe dëshmitë për rolin e Tom Barak në propozimin e lëshimit të lejes për shitjen e teknologjisë atomike Arabisë Saudite.

Trump dhe rrethi i tij i ngushtë si Jared Kushner, po akuzohen për lidhje të afërta me autoritetet e Arabisë Saudite dhe të EBA dhe për marrjen e ryshfetit në shumë të mëdha për nënshkrimin e kontratave të armatimeve./parstoday.com

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne