Këshilltarja e Asadit: Konfliktit në Siri po i afrohet fundit

Këshilltarja politike dhe mediatike e presidentit sirian Bashar Asad tha se konflikti gjashtëvjeçar në Siri është pothuajse i përfunduar, ndërsa shtetet e huaja po reduktojnë mbështetjen e tyre për grupet terroriste takfiriste, duke premtuar se trupat qeveritare siriane do të luftonin kundër çdo pranie “të paligjshme”, qoftë turke ose amerikane.

Duke folur në një intervistë ekskluzive me rrjetin e lajmeve televizive al-Mayadeen të premten, Busaina Shaban tha se inaugurimi i Panairit Ndërkombëtar të Damaskut dhe pjesëmarrja rajonale dëshmon për një “kthesë të rëndësishme” në krizën e sponsorizuar nga jashtë. Ajo shtoi se lufta ka arritur “fazën e saj të parafundit” pasi fuqitë e huaja që mbështesin grupet terroriste po ndryshojnë politikat e tyre. “Panairi është një humbje për projektin e tyre, por kjo nuk do të thotë se ne kemi fituar plotësisht luftën. Ne jemi vetëm në fillim të rrugës drejt çlirimit dhe rindërtimit të Sirisë”, komentoi Shaban.

Ajo kritikoi Turqinë për sponsorizimin e terroristëve, duke argumentuar se qeveria e Ankarasë thotë një gjë, por bën një tjetër. Shaban akuzoi Turqinë se po luan me të gjitha palët në mënyrë që të fitojë një rol të madh rajonal përmes shkatërrimit të Sirisë. “Prania e trupave turke është një sulm që do ta trajtojmë në kohën e duhur,” tha ajo, duke shtuar se Damasku kundërshton rolin e Ankarasë në zonat e reduktimit të tensionit, ndërsa Ankaraja përpiqet të legjitimojë praninë e saj. “Ashtu si ne mundëm terrorizmin, ne do të luftojmë çdo prani të paligjshme në vendin tonë, qoftë nga Shtetet e Bashkuara apo Turqia”, tha këshilltarja e presidentit sirian. Shaban theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të zbatojnë ndonjë plan për ndarjen e Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne