Këshilltarja e Assadit: Sulmet perendimore nuk i frikësojnë sirianët

Bouthaina Shaaban, këshilltare politike dhe mediale e Presidentit të Sirisë, tha se sulmet ajrore të koalicionit perëndimor nuk mund të frikësonin popullin sirian.

Sipas mediave ruse ‘RT Arabic’, Bouthaina Shaaban i bëri komentet të hënën në mbrëmje në një intervistë me gazetën Rossiyskaya Gazeta.

Ky është një fakt që jo vetëm raketat e Trump-it nuk ishin të sakta dhe të mençura, por mbrojtja ajrore siriane ishte më e mençur, tha ajo.

SHBA së bashku me aleatët e saj, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca synonin të sulmonin kryeqytetin sirian të Damaskut të shtunën herët.

Sulmi amerikan në një bazë ushtarake në Homs, në Siri perëndimore, plagosi 3 civilë, raportoi më parë Agjencia Siriane e Lajmeve Arabe (SANA).

Kur ndodhi sulmi, populli sirian në vend që të shkonte në strehimore shkoi në çati për të parë se si mbrojtja ajrore e Sirisë do të shfaroste shumë raketa perëndimore, shtoi ajo.

Mediat e lidhur me terroristët kishin pohuar se aeroplanët luftarak sirianë kryen një sulm kimik ndaj Douma të shtunën e kaluar duke vrarë 75 vetë dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Burimi : IRNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne