Këto janë rrugët më të frikshme të botës, kush do guxonte të ecte mbi to? (video)

Historikisht aksesi dhe ndërtimi i rrugëve ka qenë shfaqje dhe domosdoshmëri për zhvillimin e njerëzimit.

Por ka disa raste kur është guxuar më shumë nga sa mund të mendohet, duke u krijuar rrugë të cilat nuk japin siguri por frikë.

 

Në vendin e parë qëndron Zoji La në Indi një rrugë e ngushtë e ndërtuar në shpate të pjerrëta dhe gryka shumë të frikshme shkembore.

 

Në vendin e dytë gjendet një rrugë në Rumani, Transfagarasan. Kthesat e saj deri diku të sjellin ndër mend Llogaranë, por rruga shtrihet mes malesh të thella dhe te izoluara.

  

Në Alaskë gjendet rruga Dalton e konsideruar gjithashtu e rrezikshme për shkak të dëborës dhe ngricave të vazhdueshme.

 

Gjithashtu në Indi gjendet një tjetër rrugë e frikshme e quajtur Khardung La. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet kjo rrugë, nuk përdoret shpesh.  Ajo ngrihet në një majë shumë të lartë, ndaj përdoret më tepër nga adhuruesit e aventurave malore.

   

Kjo rrugë në Bolivi duket gjithashtu shumë e frikshme, ndërsa shifrat thonë se aty vdesin çdo vit 200-300 vetë.

 

Rruga e Oqeanit Atlantik në Norvegji është gjithashtu një rrugë e frikshme dhe e rrezikshme sepse shtrihet pranë oqeanit, çka bën që shpesh dallgët e forta të dalin në rrugë dhe të mbulojnë makinat.

 

Ka një tunel në Kinë që gjithashtu renditet mes rrugëve më të rrezikshme të botës. Sikurse shihet edhe në videon më poshtë shumë njerëz zbresin nga automjetet kur kalojnë aty.

  

Një udhëtim në shoqërinë e balenave dhe peshkaqeneve mund të duket sa i veçantë aq dhe i rrezikshëm. Është fjalën për rrugën e quajtur “Le passage du Gois” e cila gjendet në Francë, por hapet vetëm disa orë në ditë. Kjo është rrugë që gjendet mes detit ndaj për të kaluar në të duhen bërë mirë llogaritë e baticës dhe zbaticës. Në rast se nis batica dhe mbeteni në trafik, rrezikon të mbeteni nën ujë së bashku me makinën tuaj.

  
E listuar në vendin e nëntë ndodhet rruga e maleve Tianmen në Kinë. Kjo rrugë gjendet mes maleve dhe ka plot 99 kthesa, ku secila prej tyre është edhe më e rrezikshme se tjetra.

  

59 ura në një rrugë të ngushtë që shtrihet përgjatë detit. Kjo eshte rruga Hana e konsideruar e dhjeta ndër rrugët më të rrezikshme në botë. / Pergatiti: Opinion.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne