Këtyre aktiviteteve t’i ndalohet organizimi në sheshe dhe vendbanime

Shkruan: Eman Rrahmani

-Para disa dite u mbajt BEERFEST mbi pllaton e pallatit te rinisë.
-Nga sot fillon BeerFest në parkingun e Pallatit të Rinisë
-Para pak kohe ishte koncerti dhe ndotja nga Procredit Bank.
-Në shesh kemi koncerte e organizime thuajse çdo ditë nga kompani të ndryshme.

Qyteti i Prishtinës, po bëhet i pa jatueshëm për banorët që jetojnë në zonën e parë të qytetit por edhe për të gjithë banorët e Prishtinës. Gjithë këto organizime bëhen vetëm me të vetmin qëllim përfitime materiale të kompanive të ndryshme, e që shumica prej tyre janë kompani që kontrollojnë tregun e Kosovës.
Beer Fest, por edhe organizimet e tjera që nuk janë organizime kulturore nga Komuna nuk duhet të mbahen në qytet ku pengojn dhe bëjnë të pa jatueshëm vendin. Ato gjithashtu dëmtojnë bizneset e rregullta që paguajm qera çdo muaj.

Këto organizime e kanë vendin në periferi ku ka mjaft hapsira dhe nuk i pengojnë qytetarët. Përveç tjerash Prishtina ka problem me parkingje dhe për se paku 7 ditë është bllokuar gjysma e parkingun të pallatit të rinisë ku çdo ditë po krijohen në atë pjesë tollovi në komunikacioni.

Është parku i Gërmisë por edhe shumë vende të tjera ku mund të bëhen këto organizime.
Gjithashtu i bëjë thirrje Policisë së Kosovës të bëjë kontrolle të vazhdueshme për shoferët që dalin nga këto organizime dhe tu bëjë testin e Alkoolit, duke marrë parasysh aksidentet e shumta, Alkooli është njeri ndër faktorët e fatkeqësive.

Komuna duhet të fillojë që këto aktivitete tu ndalohet organizimi në sheshe dhe vendbanime./ kosovapost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne