Khaled Mash’al: Anglia në vend se të kërkojë falje, po krenohet me deklaratën e Balfour-it

Khaled Mash’al, ish-shefi i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze (Hamas), deklaroi se Anglia sot në vend se të kërkojë falje për shkak të deklaratës së Balfour-it, ajo krenohet me atë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Khaled Mash’al të enjten në një video-konferencë për takimin e pestë të sigurisë kombëtare të Palestinës në Gaza, vuri në dukje planin e Amerikës në lidhje me Palestinës, tha: “Uashingtoni synon normalizimin e marrëdhënieve me regjimin pushtues pa trajtuar zgjidhjen e çështjes së Palestinës, prandaj duhet patur kujdes. Kodsi i shenjtë është simbol i Palestinës dhe kjo nuk i jep leje askujt që të heq dorë nga të drejtat e popullit të Palestinës, ndërkohë që disa vende arabe dhe islame po përdorin çështjen e Palestinës si një vegël për të paguar llogaritë e regjimit pushtues sionist”. Deklarata e Balfour quhet një dokument i lëshuar më 2 nëntor 1917 nga Artur Xhejms Balfour, ish ministri i punëve të jashtme të Britanisë së Madhe në atë kohë dhe në bazë të këtij dokumenti Anglia dhe krerët e lëvizjes sioniste botërore dhe përfaqësuesit e saj në Britani dhe Evropë u zotuan që ta mbështesin formimin e një shteti hebre në territorin e Palestinës. Theresa May të mërkurën më 25 tetor 2017, ka deklaruar: “Ne krenohemi me rolin e Anglisë në formimin e Izraelit dhe e festojmë këtë ditë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne