Khamenei: Vendosim marrëdhënie me çdo vend përveç ShBA-së dhe Izraelit

Lideri fetar suprem i Iranit, Ali Khamenei ka thënë se ata mund të bisedojnë me çdo vend përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Izraelit.

Sipas medias iraniane këto deklarata lideri fetar i vendit i bëri gjatë një fjalimi drejtuar anëtarëve të Këshillit Suprem.

Khamenei tha se vendet evropiane nuk i kanë mbajtur premtimet e bëra pas tërheqjes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore.

“Vendet evropiane pavarësisht zotimeve të bëra respektuan sanksionet amerikane dhe nuk morën asnjë masë. Nuk ka gjasa që të ndërmarrin ndonjë hap as në të ardhmen. Si rrjedhojë duhet prerë plotësisht shpresa nga Evropa. Nuk ka problem në shkuarje e ardhje dhe lidhjen e marrëveshjeve, por nuk duhet pasur shumë besim tek këto”,- ka thënë lideri fetar suprem i Iranit, Ali Khamenei cituar nga media e vendit.

Kurse zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Musevi në një deklaratë që ka bërë të enjten ka thënë se Teherani është gati të bisedojë në çdo nivel me Arabinë Saudite./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne