Bota

Khashoggi, demokratët: Trump nuk po tregon të vërtetën rreth CIA-s

Presidenti Trump deklaroi të enjten se raporti i CIA-s rreth çështjes së gazetarit Khashoggi nuk ka një përfundim të qartë. Nga ana tjetër kanë reaguar edhe demokratët me anë të Adam Schiff, Shef në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së.

Schiff mendon se presidenti Donald Trump nuk është i sinqertë kur thotë se nuk ka prova të mjaftueshme në raportin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për fajësimin e princit saudit Muhammed bin Salman për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Schiff, i cili së shpejti do të marrë përsipër postin e kryetarit në Komisionin e Inteligjencës, tha se do të inspektojë lidhjet financiare të Trump me Arabinë Saudite dhe nëse “interesi personal” i tij e formëson politikën amerikane ndaj atij vendi.

Sipas fjalëve të Schiff, Trump “u dërgon despotëve një mesazh se ai do t’ua ruajë shpinën” nëse ata bëjnë biznes me të.

OPINIONE