Kili: 14 priftërinj të përfshirë në abuzime lirohen nga funksionet

SANTIAGO – Katërmbëdhjetë priftërinj të përfshirë në një skandal abuzimesh seksualë në Kili – i cili ka tronditur Vatikanin – u zhveshën nga finksionet e kishës katolike këtë javë. “Katërmbëdhjetë priftërinjve nuk do tu lejohet të kryejnë detyrat e tyre … Këta priftërinj kanë marrë pjesë në veprime që konsiderohen si krime civile edhe nga kisha”, tha zyra e peshkopit në qytetin e Rancaguas. I mbiquajtur “Familja”, grupi i priftërinjve kishin kryen abuzime seksuale me të rinj, duke përfshirë edhe të miturit, tha javën e kaluar për Channel 13 besimtarja Elisa Fernandez.

Në lajmin e transmetuar javën e kaluar, një prift tha se grupi kishte formuar një zinxhir abuzuesish seksualë një dekadë më parë dhe ishin angazhuar në akte seksuale pa marrë parasysh nëse ishin të mitur apo të ritur./AFP/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne