Kili në ditën e shtatë të protestave, mbi 800 mijë persona mblidhen në kryeqytet

Qindra mijëra demonstrues dolën në rrugë të premten për të protestuar ndaj kostos së lartë të jetës dhe shërbimeve shëndetësore.

Sipas mediave lokale, më shumë se 800.000 protestues u mblodhën në Sheshin Italia në Santiago në ditën e shtatë të protestave për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë së presidentit Sebastian Pinera dhe politikave të saj.

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 500 janë plagosur që nga fillimi i protestave.

Javën e kaluar, protestuesit kërcyen mbi pengesat në stacionet e metrosë në Santiago pa paguar biletat në shenjë proteste kundër rritjejes së tarifave të transportit për 4 për qind.

Pinera njoftoi lëshime, duke përfshirë edhe tërheqjen e rritjes së tarifës, një rritje të pagës minimale dhe mosndryshimin e çmimeve të energjisë elektrike deri në vitin e ardhshëm, në një përpjekje për të qetësuar protestuesit.

Sipas autoritetit statistikor të vendit, gjysma e punonjësve të Kilit fitojnë 550 dollarë ose më pak në muaj.

Qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore të shtunën e kaluar, duke e shtrirë atë më vonë në qytetet në veri dhe jug të vendit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne