Kili: protestuesit sulmojnë kishat katolike për mbështetje të regjimit

Protestuesit në Kili kanë nisur që të bastisin kishat katolike për mbështetje të regjimit, disa javë pas nisjes së protestave masive në vendin amerikano-jugor.

Një grup protestuesish të veshur me të zeza u futën nëpër kisha në zonën e La Asuncion dhe nxorën prej aty statujën e Jezusti dhe ikonat e tjera, për t’i vënë më pas zjarrin.

Protestat në Kili nisën muajin e kaluar, pasi qeveria njoftoi një rritje të biletave të metrosë.

Me kalimin e ditëve protesta u kthye në një lëvizje kombëtare pa udhëheqës që kërkon tashmë arsim më të mirë, përmirësim të shërbimit shëndetësor dhe barazi ekonomike./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne