Kim i shkroi letër ‘pajtuese’ Trumpit

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burimet e lajmeve të Koresë së Jugut, njoftoi të hënën në mëngjes se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un kohët e fundit dërgoi një mesazh “pajtues” për presidentin e Shteteve të Bashkuara pas disa muajsh bllokimi në bisedimet bërthamore mes dy palëve.

Sipas Reuters, ky mesazh i është dorëzuar qeverisë amerikane të premten si një letër me tone tepër “pajtuese”. Gjithashtu, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të dielën në një letër të rrallë dërguar Seulit, tha se donte të bënte paqe midis vendeve dhe të zgjidhë çështjen e denuklearizimit. Ai është zotuar se do të “takojë” shpesh presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in vitin e ardhshëm për të diskutuar denuklearizimin. Kim shprehu gjithashtu “shumë keqardhje” që ai nuk mund të vizitonte Seulin në vitin 2018. Megjithëse të dy vendet mbeten teknikisht në luftë, marrëdhëniet janë përmirësuar ndjeshëm në vitin 2018, falë një numri gjestesh pajtuese nga Kim./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne