Kim Jong-un: S’ka më prova bërthamore. Kthesa e madhe para takimit me Presidentin e Koresë së Jugut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka deklaruar se tashmë nuk ka më nevojë për kryerjen e testeve të reja bërthamore.

“Që nga 21 prilli Koreja e Veriut do të ndalojë testimet bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale”, tha Agjencia Qendrore e lajmeve koreano-veriore, siç citohet nga agjencia Yonhap e Koresë së Jugut.

Vendimi erdhi pas një takimi të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, që mban edhe pushtetin në këtë shtet.

Prej kohësh Koreja e veriut kryente teste nukleare, duke shqetësuar fqinjët koreano-jugorë dhe Japoninë, teksa Kim Jong-un ishte përfshirë edhe në retorika kërcënuese me presidentin amerikan, Donald Trump.

Tensionet janë ulur ndjeshëm kohët e fundit dhe palët po punojnë për të përcaktuar detajet e një takimi mes Trump dhe Kim Jong-un, që pritet të mbahet së shpejti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne