Kim takon Ramën pas zgjedhjeve në SHBA, çfarë u diskutua

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka zbardhur takimin që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama. Ky takim, vjen pas zgjedhjeve në SHBA, të cilat u fituan nga Joe Biden.

“Sot pata një diskutim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe për të diskutuar për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë mbi Demokracinë, Mbrojtjen dhe Biznesin. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) përpara për partneritetin tonë! KrahPerKrah” shkruan Kim.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne