Bota

Kina anulon transmetimin e ndeshjes pasi Ozil kritikoi trajtimin e myslimanëve

Televizioni shtetëror i Kinës CCTV e anuloi transmetmin e ndeshjes së futbollit midis Arsenalit dhe Manchester City-t, më 15 dhjetor, pasi Mesut Ozil, sulmues për Arsenalin, e kritikoi Pekinin për shtypjen brutale të myslimanëve ujgurë në rajonin e Xinjaning.

Ozil, gjerman me prejardhje turke, kritikoi edhe vendet e tjera myslimane që, siç tha, nuk ngrihen kundër abuzimeve që përfshijnë internime të detyrueshme dhe tortura.

Pekini tha se Ozil është “mashtruar nga lajmet e rreme” dhe tha se ai duhet ta vizitojë vetë rajonin kinez të Xinjaningut.

“E ftojmë zotin Ozil ta vizitojë Xinjaningun e Kinës dhe ta shohë vetë. Nëse ka ndërgjegje, ai mund ta bëjë dallimin e qartë midis së mirës dhe së keqes”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rreth një milion njerëz – kryesisht nga komuniteti mysliman ujgur – mendohet se mbahen të burgosur në kampe të sigurisë së lartë në Kinë.

Kina e mohon vazhdimisht keqtrajtimin e myslimanëve ujgurë dhe thotë se ata po edukohen në “qendra të formimit profesional”. Në këtë mënyrë, Pekini thotë se e lufton ekstremizmin e dhunshëm fetar. Ujgurët janë grupi më i madh indingjen i Xinjaningut./balkanweb/

OPINIONE

INTERVISTA