Kina aplikon taksat kundrejt 60 miliardë dollarë produkte amerikane

Kina do të fillojë të aplikojë nesër, 1 qershor, serinë e taksave, që lëvizin nga 5% në 25% kundrejt 60 miliardë dollarë importe amerikane.
Pekini e ka marrë këtë masë si përgjigje ndaj tarifave doganore prej 25% të vendosura nga SHBA-ja kundrejt 200 miliardë dollarë produkteve të prodhuara në Kinë.
Ky njoftim vjen nga Administrata e Përgjithshme kineze e Doganave, sipas të cilës “kjo masë prek 5410 produkte”. /atsh

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress