Bota

Kina dhe Rusia dënojnë mentalitetin imperialist të SHBA

Kina ka dënuar “mentalitetin e Luftës së Ftohtë” të Shtëpisë së Bardhë pas publikimit të një politike të re amerikane për sigurinë kombëtare. Dokumenti etiketon Kinën dhe Rusinë si “fuqi rivale” dhe paraqet një numër kërcënimesh potenciale që të dyja vendet paraqesin.

Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare thuhet se Moska, Pekini dhe qeveritë e tjera janë të vendosura për të sfiduar fuqinë amerikane. Por Ministria e Jashtme e Kinës kritikoi këtë raport, duke thënë se Uashingtoni duhet “të braktisë nocionet e vjetruara”. Zëdhënësja Hua Chunying tha: “Asnjë vend nuk do të ketë sukses me shtrembërimin e fakteve ose me shpifje të dëmshme”. “Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të ndalojë së shtrembëruari qëllimisht synimet strategjike të Kinës dhe të braktisë idetë e vjetruara të mentalitetit të Luftës së Ftohtë.” Edhe Rusia i është përgjigjur strategjisë së re duke thënë se strategjia e re e SHBA dëshmon për karakterin imperialist të Amerikës dhe Rusia nuk mund të pranojë që të trajtohet si një kërcënim për SHBA./ PT