Bota Islamofobi

Kina do të rishkruajë Kur’anin dhe Biblën për t’iu përshtatur “vlerave socialiste”

Kina planifikon të rishkruajë të gjitha “librat klasikë fetarë” të përkthyer për të pasqyruar vlerat socialiste të Partisë Komuniste të Kinës. Urdhri u dha gjatë një takimi në nëntor që u organizua nga Komiteti për çështjet Etnike, i cili është përgjegjës për të gjitha çështjet fetare të vendit.

Dhe pse nuk i referohej drejtpërdrejt Kuranit dhe Biblës, komiteti planifikon një përmbledhje gjithëpërfshirëse të teksteve fetare, të cilat gjoja “nuk përputhen me përparimin e kohërave” dhe duhet t’i përshtaten “epokës së Presidentit Xi Jinping”.

Botimet e rishikuara të sutrasit të tekstit të përfshirë nga Budizmi nuk duhet të jenë në kundërshtim me parimet e Partisë Komuniste dhe ato ose do të ndryshohen ose ritregohen nga censurat e emëruar nga shteti.

Në takim, një grup ekspertësh dhe përfaqësuesish u mblodhën për t’u thënë se ata do të duhet të ndjekin urdhrin e Presidentit Xi për të interpretuar bindjet e tyre në përputhje me “vlerat thelbësore të socializmit”, njoftoi Agjensia e Lajmeve Xinhua.

Ky veprim vjen pas goditjes  së muslimanëve ujgur që mbahen në të ashtuquajturat qendra të riedukimit. Deri në 1 milion njerëz janë burgosur në këto qendra, sipas zyrtarëve amerikanë dhe ekspertëve të SHBA. Pekini fillimisht mohoi ekzistencën e kampeve në Xinjiang, por tani thotë se ato janë “qendra të formimit profesional” të domosdoshëm për të luftuar terrorizmin./gazetaimpakt/dailysabah

OPINIONE

INTERVISTA