Kina e irrituar me Uashingtonin

Pekini ka dënuar Uashingtonin për përjashtimin e Bankës Dandong të Kinës nga sistemi bankar amerikan pas akuzave për bashkëpunim midis kësaj banke dhe qeverisë së Koresë së Veriut.

Hetuesit amerikanë pohojnë se banka Dandong ka ndihmuar Penianin të shmangë sanksionet e vendosura nga Kombet e Bashkuara mbi Korenë e Veriut. Sanksionet u vendosën mbi programet e raketave dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut. SHBA përfundimisht e përjashtoi të enjten nga sistemi bankar amerikan bankën kineze Dandong. Përjashtimi vjen para vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Pekin. Kur bankat përjashtohen nga sistemi financiar amerikan, ato e kanë të vështirë të veprojnë në nivel ndërkombëtar. Pekini “kundërshton fuqishëm juridiksionin e armatosur që imponohet nga çdo vend”, u tha gazetarëve të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying. “Qeveria kineze ka qenë tërësisht dhe në mënyrë aktive duke zbatuar rreptësisht sanksionet e OKB kundër Koresë së Veriut. Ne jemi duke ndjekur me kujdes përcaktimet e qarta mbi atë që është e ndaluar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, çdo vend ka të drejtë të kryejë aktivitete të shkëmbimit normal që nuk janë sanksionuar nga Këshilli i Sigurimit”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze. Administrata e Trump ka nxitur Pekinin që të bëjë më shumë për të ndalur avancimin e programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut. Megjithatë, Kina ngurron të bëjë më shumë presion ndaj Penianit dhe të rrezikojë destabilizimin e qeverisë së Koresë së Veriut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne